12 Janar 2025

Serbia kërkon nga Kosova ndryshimin e 30 ligjeve për veriun

Beograd, 22 maj - Serbia insiston që në vend të institucioneve të tashme serbe në Kosovë menjëherë të formohet bashkësia konstituive e komunave serbe.

Siç mëson gazeta “Veçernje novosti” po ashtu kërkohet që Kosova të ndryshojë rreth 30 ligje në mënyrë që bashkësia e komunave serbe të marrë edhe kompetenca konkrete në pajtim me marrëveshjen.

Sipas propozimit serb, kjo zgjidhje kalimtare do të zgjaste deri në zgjedhjet lokale në vjeshtë, transmeton “Koha”.

Nga ana tjetër Thaçi insiston që të shuhen të gjitha institucionet paralele serbe, ndërsa në vakum, deri në zgjedhjet lokale,

Prishtina ta marrë “çatinë” institucionale edhe mbi veriun e Kosovës.

Në këto pozicione të martën kanë qenë edhe Dacic edhe Thaçi, kur sërish u takuan në kabinetin e baroneshës Ashton në selinë e BE-së në vendin e njëjtë ku kishin arritur edhe marrëveshjen e 19 prillit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)