Serbia kërkon nga Gjermania të bëjë presion ndaj Kosovës
Beograd, 1 gusht - Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vuçiq pas takimit me të deleguarin special të MPJ të Gjermanisë për Evropën Juglindore, Nikolaus Lamsdorf, ka thënë se pret që Gjermania të bëjë presion ndaj Kosovës.
Vuçiq i ka thënë Lamsdorfit se Serbia do të respektojë të gjitha marrëveshjet e Brukselit, por pret përkrahjen e Berlinit që kompromis në bisedimet e ardhshme të mos bëjë vetëm Beogradi por edhe Prishtina, raportojnë mediat serbe.
Sipas këtyre medaive, Vuçiq ka thënë se në bisedime me diplomatin gjerman se Serbia është e vetëdijshme se shumë vendimet të Serbisë do të jenë të vështira.