Serbia kërkon heqjen e "integritetit tokësor" të Kosovës
Beograd, 13 tetor - Beogradi zyrtar pret nga Komisioni Evropian që në Strategjinë për shtrirjen e BE të riformulohet fjalia për respektimin e tërësisë tokësore të Kosovës në respektimin e territorit të Kosovës, pa integritetin.
Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliq një prononcim për gazetën Veçernje novosti, thekson se BE nuk ka alternativë për Serbi dhe se nga Brukseli pret sinqeritet.
Me dëshirë që ta fitojë datën për fillimin e negociatave, Serbia është ballafaquar me probleme akute, midis të cilave janë lufta kundër kriminalitetit e korrupsionit, reforma e gjyqësisë, si dhe pranimi i gjithë asaj që deri më tash është nënshkruar me vazhdimin e dialogut teknik, me çka ka treguar se ka vullnet të fuqishëm që problemi të zgjidhet, ka theksuar ai.
Sipas gazetës V. Novosti propozimi i Serbisë është që nga dokumenti të hiqet fjala integritet sepse ajo për nga interpretimi i vet juridik e përshinë edhe sovranitetin e Kosovës dhe që, në vend të kësaj, të shkruan respektimi i territorit të Kosovës.