12 Janar 2025

Serbia kërkon bisedime për “pasurinë e vet” në Kosovë

Beograd, 10 maj - Shefi i ekipit serb për zbatimin Marrëveshjes së Brukselit, Marko Djuric ka deklaruar se Serbia nuk do të lejojë që Marrëveshja, për shkak të interpretimeve të ndryshme për zbatim të bëhet e pavolitshme dhe e keqe për interesa të popullit serb.

“Situata është e tillë që të dy palët tash për tash në mënyra të ndryshme interpretojnë esencën e disa dispozitave të Marrëveshjes\", ka thënë Djuric për gazetën “Politika”.

Sipas fjalëve të tij, ekipi i Prishtinës është shumë përjashtues në qëndrimet dhe pikëpamjet e veta.

Duke u përgjigjur në pyetjen se cilat detaje janë më të kontestuarat në zbatimin Marrëveshjes, Djuric ka thënë se pikat kryesore të mospajtimit mënyra e formimit ë bashkësisë së komunave serbe dhe koncepti i integrimit në sektorin sigurisë dhe të gjyqësisë.

Ai, duke folur për zgjedhjen e prokurorëve dhe gjykatësve serbë ka thënë se Marrëveshja flet për integrimin institucioneve ekzistuese dhe jo për konkurset sipas të cilave Prishtina do të vendoste për përshtatshmërinë e të zgjedhurve serbë.

Djuric ka thënë se gjatë takimit janë kërkuar edhe biseda për, siç ka thënë ai, çështjen e pasurisë së Serbisë në Kosovë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)