Serbia kërkon bisedime për kufijtë, Kosova kundër

Beograd, 18 shtator - Serbia ka depozituar në Bruksel kërkesën për të futur në dialog me Kosovën çështjen e pikave kufitare 1 dhe 31.
Sipas kërkesës Beogradi zyrtar kërkon që doganierët dhe policët kufitarë të mos jenë në pikat kufitare, dhe të ardhurat nga taksat doganore të mos depozitohen në buxhetin e Kosovës. 
\"Koha ditore\" thekson se Serbia ka kërcënuar se nuk mund të zhvillohet një raund i ri i dialogut pa i dhënë zgjidhje kësaj çështjeje. 
Ndërkohë autoritetet e kosovare kanë mohuar mundësinë që kjo temë të bisedohet. 
Edita Tahiri shefja e delegacionit kosovar në bisedime, theksoi se nuk do të diskutohet me asnjë për sistemin e brendshëm shtetëror.  
















