27 Prill 2024

Serbia kërkon 11 për qind të territorit të Kosovës

Prishtinë, 5 gusht - Që kur Serbia ka hequr pengesën e saj kryesore në rrugën drejt Bashkimit Evropian – me arrestimin e të akuzuarit për krime lufte, Ratko Mlladiq – udhëheqësit e saj kanë folur hapur për indenë e mundshme të ndarjes paqësore të veriut të Kosovës.

Sipas këtij skenari, Serbia do të merrte 11 për qind të territorit të Kosovës, në këmbim të normalizimit të marrëdhënieve me Prishtinën, transmeton REL.

Dje, ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka akuzuar Serbinë se po kërkon të shfrytëzojë rritjen e tensioneve në Kosovë, “për të ndjekur ëndrrën e saj të gjatë të ndarjes së rajonit”.

“Rreziku është i vërtetë dhe kjo mund të ndodhë”, ka thënë Hoxhaj për agjencinë Reuters.

“Kjo, para së gjithash, varet se si do të reagojnë shtetet e fuqishme ndaj situatës në veri, varet se si vendet e NATO-s do ta mbështesin praninë dhe punën e KFOR-it në këtë pjesë të territorit dhe varet se sa do të bëjë presion diplomacia ndërkombëtare ndaj Beogradit”, ka thënë ai.

Sipas Hoxhajt, nëse nuk ka presion, ndarja e Kosovës do të jetë realitet.

“Ndarja do të hapë Kutinë e Pandorës, ku pasiguria, jostabiliteti dhe dhuna mund të përhapen brenda rajonit në një shkallë të paimagjinueshme”, ka thënë Hoxhaj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)