Serbia kërcënon me luftë
Beograd, 24 nëntor - Ministri i Punëve të Brendshme dhe zëvendëskryeministër i Serbisë, Ivica Daçiq, sërish në stilin e tij. Ai ka thënë se askush në Serbi nuk guxon të thotë se Kosova është e humbur dhe se nuk do të luftojë për Kosovën.
Vija e kuqe e Beogradit është sulmi i armatosur i Hashim Thaçit ndaj serbeve në Kosovë ka deklaruar Daçiq, për Agjencinë serbe Press. Thaçi duhet ta dije se me sulmin ndaj serbëve në Kosovë, ai sulmon Beogradin. Serbia këtë nuk mundet ta shikoje ashtu qetë-ka shtuar Daçiq.
Ai ka theksuar se nëse Turqia mundet të thotë se sulmet në Sarajevë janë sulme ndaj Stambollit, atëherë pse sulmet në Mitrovicën e Kosovës, të mos konsiderohen sulme ndaj Beogradit.
Ministri serb i Punëve të Brendshme ka vlerësuar se mundësia e shmangies nga lufta, kanë qenë mesazhe të gabuara për Thaçin, sepse është e nevojshme baraspesha, ekuilibri i frikës për shkak të sigurisë në rajon. Gjatë historisë disa herë e kemi humbur dhe e kemi rikthyer Kosovën ka përfunduar Ivica Daçiq.