Serbia ka pranuar të ndryshojë rezolutën rreth Kosovës
Beograd, 28 gusht - Serbia, me kërkesë të Bashkimit Evropian, ka pranuar të ndryshojë rezolutën rreth Kosovës të dorëzuar në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, por nuk janë dhënë detaje të tjera.
E përditshmja beogradase Politika njofton se marrëveshja midis Serbisë dhe Bashkimit Evropian për ndryshimin e rezolutës serbe dhe rishkrimin e saj së bashku, është arritur një ditë më parë gjatë takimit që ka pasur presidenti serb, Boris Tadic dhe ministri i Jashtëm gjerman, Goido ëeserëelle.
Serbia dhe Bashkimi Evropian do ta ndryshojnë së bashku rezolutën e proceduar tashmë në OKB dhe do të përpiqen po ashtu së bashku që të gjejnë zgjidhje për problemet ekzistuese midis Beogradit dhe Prishtinës, shkruan kjo e përditshme serbe, duke u thirrur në burime zyrtare të Presidencës së Serbisë.