11 Janar 2025

Serbia ka ndarë dekorata për liderët që nuk e njohin Kosovën

Beograd, 31 mars - Presidenti serb, Tomislav Nikoliç në mandatin e tij ka ndarë medalje për të gjithë liderët e të gjitha vendeve që nuk e kanë njohur pavarësinë e njëanshme të Kosovës, siç konsiderohet nga Serbia.

Këto medalje u shkojnë të gjithë atyre figurave të mëdha, që sipas Nikoliçit kanë promovuar kulturën serbe në botë, dhe mbi të gjitha kanë kërkuar disa të vërteta rreth ngjarjve të historisë së re, shkruan portali “Blic”

Do të marrin medalje dhe njerëzit të cilët u kanë treguar njerëzimit ndjenjat humane të popullit serb, veçanërisht në Kosovë dhe Metohi, si dhe ata serbë që kanë luftuar për të ruajtur identitetin e tyre kombëtar.

Përveç 12 liderëve të ish-Bashkimit Sovjetik, çmime të rëndësishme kombëtare i është dhënë një shkrimtari austriak, Peter Handke, Direktores së shquar ruse, Nikita Mikhalkov, dhe një kompozitori grek, Mikis Teodorakis.

Presidenti Nikoliç gjatë vitit 2012 ka dhënë 173 medalje, prej të cilave 170 medalje kanë shkuar për ushtrinë serbe. Gjatë vitit 2013 presidenti ka shpërndarë në total 120 dekorata. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)