Serbia identifikon sulmuesit e kutive në veri
Beograd, 9 nëntor - Autoritetet e Serbisë thanë se kanë identifikuar një numër personash që kishin ndërhyrë me dhunë në disa qendra votimi në veriun e Mitrovicës më tre nëntor gjatë votimeve për pushtetin komunal.
Shërbimet e sigurisë serbe kanë identifikuar rreth 20 të dyshuar të cilët kanë bërë thyerjen e kutive të votimit në tri vendvotime në veri të Mitrovicës, në mesin e tyre anëtarë të krahut të djathtë, SNP Zavetnici, raporton Tanjug.
Ata thanë se të identifikuarit janë pjesëtarë të organizatave djathtiste nga Serbia.
Në një afat të shkurtër do të bëhehet edhe arrestimi i rreth 20 anëtarëve të krahut të djathtë, raporton kjo agjenci, sipas së cilës krerët e shtetit serb njoftojnë se do të bëjnë një luftë të pamëshirshme kundër kriminelëve, tregtarëve të drogës dhe ekstremistëve.
Zëvendëskryeministri serb Aleksandar Vuçiq ka deklaruar që së shpejti do të pasohet një sulmi i ashpër mbi narko-mafinë.
Lufta do të jetë e pamëshirshme, sepse ne nuk do të lejojm të luajë dikush me shtetin, ka deklaruar Vuçiq. Kurse, kryeministri Ivica Daçiq tha se vendi është i gatshëm për tu kundërvënë çdo lloj ekstremizmi.
Dhuna e së dielës bëri që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë të anulojë zgjedhjet në veriun e Mitrovicës ku do të rivotohet më 17 nëntor.