Serbia ia tregon rrugën Ballkanit Perëndimor për në BE!
Beograd, 18 janar - Ambasadori i Italisë në Beograd, Giuisepe Manzo ka deklaruar se kapitulli 35 i kornizës negociuese ndërmjet Serbisë e BE-së nuk kërkon nga Beogradi të njohë pavarësinë e Kosovës.
Ai ka sqaruar se në atë kapitull vetëm përmendet vendosja e ndërlidhjes në mes të normalizimit të marrëdhënieve Beograd Prishtinë dhe të proceseve evropiane.
\"Askush nuk kërkon që Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës. Në kapitullin 35 nuk ka kërkesa të fshehta \", ka thënë Manzo për RTS-në.
Ky kapitull ndërlidh normalizimin e marrëdhënieve Beograd - Prishtinë dhe integrimet evropiane.
\"Kjo është në përputhje me atë për të cilën pajtohet BE që të ndërlidhet bashkëpunimi rajonal dhe integrim i Ballkanit Perëndimor. Në integrimin rajonit, Serbinë e shohim lider që mund tu tregojë rrugën të tjerëve, ka thënë ai.