10 Janar 2025

Serbia heq dorë nga Fusnota në tabelën e Kosovës

Beograd, 3 shtator - “Në tubimet rajonale Kosova do të prezantohet në mënyrë asimetrike dhe në të gjitha dokumentet përcjellëse do të qëndrojë fusnota, por e cila nuk është e obligueshme të qëndrojë në tabelë para përfaqësuesit të Prishtinës”, thuhet në instruksionin e ri të qeverisë serbe, që u nxor me qëllim që, siç thuhet në arsyetim, të evitohet dëmi i shkaktuar nga abstenimi i përfaqësuesve të Serbisë në tubimet e tilla.

Në këtë mënyrë Qeveria e Beogradit u detyrua të dakordohet me marrëveshjen e arritur në Bruksel gjatë takimeve të dy delegacioneve në dialog, sipas së cilës fusnota nuk është e obligueshme në tabelë, por vetëm në dokumente përcjellëse.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)