Serbia harton draft-statut për Asociacionin e Komunave në veri
Beograd, 22 gusht - Takimi i rradhës në Bruksel mes përfaqësuesve të dy vendeve do të mund të përballet me probleme dhe mosmarrëveshje, të cilat vijnë nga detajet për themelimin e Asociacionit të komunave serbe.
Të dy delegacionet duhet të përgatiten pasi menjëherë pas zgjedhjeve marrëveshja për Asociacionin të nisë të zbatohet në terren, shkruan Tribuna.
Për formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe dokumenti kryesor që nevojitet është statuti. Sipas marrëveshjes, pala kosovare beson që për Asociacionin e ri do të merret si model Asociacioni i Komunave të Kosovës që funksionon prej shumë vitesh.
Nga ana tjetër Qeveria e Beogradit ka hartuar një draft-statut përmes të cilit synon të funksionojë Asociacionin e Komunve me shumicë serbe.
/Tribuna/