11 Janar 2025

Serbia hap dyert për marrëveshje

Beograd, 27 mars - Analisti politik serb, Dushan Janjiq konsideron se me marrëveshjen për pozicionim të Serbisë në raundin e radhës, të dialogut në Bruksel, të cilin të hënën e ka arritur kreu shtetëror serb dhe me deklaratën e Tomisllav Nikoliq, se tani janë definuar vijat e kuqe - që Serbia nuk do ta pranojë pavarësinë e Kosovës dhe se nuk do të ketë formacione ushtarake në territorin e asociacionit të komunave serbe, Beogradi ka hapur derën për arritje të marrëveshjes më 2 prill, .

Kjo marrëveshje, sipas tij, i ka mundësuar Beogradit dhe Prishtinë saktë se çfarë janë detyrimet e tyre dhe çfarë janë detyrimet e palës tjetër, Ashtonit dhe BE-së që e tërë pakoja t’i përcillet sektorit për zgjerim dhe Fules dhe që nëpërmjet kohës së përshtatshme të merren udhëzime, ligje dhe rregullore.

Kjo, sipas Janjiqit, do të kënaqte kërkesat e të gjithëve të cilët nuk besojnë në arritje të marrëveshjes, pasi kjo megjithatë do të ishte një marrëveshje ndërkombëtare e cila ka fuqi.

“Kjo, në anën tjetër, do t’i mundësonte Serbisë që të marrë çfarë presim, në qershor përkrahje të qartë për datën, të ftohet edhe administrata në Bruksel dhe Qeveria e Serbisë që të fillojnë përgatitjet për bisedime dhe që në dhjetor të fiksohet data zyrtare për fillimin e bisedimeve, sipas të gjitha gjasave në prill të vitit 2014”, ka thënë Janjiq.

Ajo që ende mbetet për 2 prill, përveç çështjes së asociacionit të komunave, është shumë serioze çështja e tranzicionit, më saktë kush do të menaxhoj në veri të Kosovës nga momenti kur nënshkruhet marrëveshja deri në momentin kur fillojnë të veprojnë zgjidhje dhe institucione të reja.

“Me sa e di këtu nuk ka pasur një debat serioz, kjo do të ndodh më 2 prill, kur të gjitha palët do të dalin më ide, e unë parashoh se është e mundur të ndodh edhe një takim tjetër në prill, nëse nuk zgjidhet gjithçka deri atëherë”, ka thënë Janjiq.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)