10 Janar 2025

Serbia gati të tërhiqet nga organizimi i zgjedhjeve në Kosovë

Beograd, 9 prill - Qeveria serbe nuk thotë se ka marrë vendim zyrtar për heqje dorë nga mbajtja e zgjedhjeve lokale në territorin e Kosovës, mirëpo një përfaqësues i saj për herë të parë ka pranuar se ky shtet do ta respektojë qëndrimin e UNMIK-ut se Rezoluta 1244 nuk e lejon një gjë të tillë.

Shefi i delegacionit serb në dialogun Prishtinë - Beograd, Borisllav Stefanoviq, ka thënë se qeveria në Beograd e respekton këtë qëndrim pasi misioni i përkohshëm i OKB-së në Kosovë është i vetmi që mund ta interpretojë Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

“UNMIK-u është mbikëqyrësi i vetëm politik i Rezolutës 1244. Ky mision nuk është më aq i rëndësishëm, por ata janë të vetmit që e mbikëqyrin atë. Ne i pyetëm ata (UNMIK-un) për zgjedhjet dhe ata na thanë se nuk mund të lejojnë zgjedhje lokale në Kosovë dhe ne e respektojmë atë përgjigje”, ka thënë Stefanoviq.

Qeveria e Serbisë, megjithatë, nuk thotë se kjo nënkupton vendim final të shtetit fqinj të Kosovës për zgjedhjet.

Beogradi jozyrtarisht e pranon se nuk ekziston asnjë formulë tjetër që do të mundësonte mbajtjen e zgjedhjeve për pushtetin lokal në territorin e Kosovës.

Një tjetër zyrtar i Qeverisë së Serbisë i ka thënë “Zërit” në kushte anonimiteti se Qeveria e Serbisë as që po merret më me këtë çështje pasi e di që asgjë nuk mund të bëhet në këtë drejtim.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)