Serbia falenderon Iranin që nuk e njeh Kosovën
Beograd, 11 qershor - Kryetari i Serbisë Tomislav Nikoliq ka pranuar sot letër kredencialet e ambasadorit të ri të Iranit në Serbi Maxhid Fahimpur dhe me këtë rast ka falënderuar Iranin që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovë, njoftojnë medie të Beogradit.
Nikoliq i ka thënë ambasadorit iranian se shpreson se Teherani do të vazhdojë ta mbajë këtë qëndrim ndaj Kosovës.