11 Janar 2025

Serbia ende kërkon kompromis për veriun e Kosovës

Beograd, 8 prill - Në Serbi autoritetet edhe gjatë së dielës kanë vazhduar këshillimet politike mbi rrjedhën e mëtejme të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

Javën që po lëmë pas, palët dështuan të arrijnë një marrëveshje për shkak të dallimeve të thella rreth mënyrës së qeverisjes së veriut të Kosovës të banuar me shumicë serbe.

Nëntë prilli tash është afati kur ndërmjetësuesja e bisedimeve, Catherine Ashton, pret një përgjigje nga të dyja palët lidhur me bisedimet, nga rezultati i të cilave varet rrugëtimi i tyre i mëtejmë në integrimet evropiane.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)