22 Dhjetor 2024

Serbia e pakënaqur me shtyerjen e verdiktit të GJND

Beograd, 29 mars - Serbia nuk e ka mirëpritur paralajmërimin se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë do të shtyjë verdiktin rreth pavarësisë së Kosovës.

Ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiç ka deklaruar se “shtyrja nuk paraqet lajm të mirë për Serbinë, sepse Serbisë i konvenon dhënia sa më parë e këtij mendimi”.

Sipas Jeremiçit, është shumë vështirë të pritet të thuhet se shpallja e pavarësisë së Kosovës është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.

"Nëse kjo ndodh, atëherë asnjë kufi ndërkombëtar nuk do të jetë i sigurt. Do të ketë shumë vende, të cilat, që nga ai moment, do të kenë probleme të mëdha me ruajtjen e tërësisë së tyre territoriale", ka thënë Jeremiç.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)