23 Dhjetor 2024

Serbia e merr pyetësorin e BE-së, Kosova ende jo

Bruksel, 25 nëntor - Kosova nuk është përfshirë në pyetësorin që komisioneri për Zgjerimin, Shtefan Fyle i ka dorëzuar sot Serbisë, e cila do të luftojë për të marrë statusin e vendit kandidat për në BE.

Megjithatë, zyrtari i lartë evropian ka theksuar se progresi i Serbisë drejt Unionit do të varet pikërisht nga qendrimi i saj në raport me Kosovën.

“Kosova nuk është përfshirë në pyetësor, por në të ekzistojnë një numër i madh pyetjesh që kanë të bëjnë me bashkëpunimin mes Prishtinës dhe Beogradit”, ka deklaruar Fyle.

Komisioneri ka shtuar se progresi i Serbisë do të varet gjithashtu nga arrestimi i kriminelëve të luftës, që kërkohen nga gjykata e Hagës.

“Prioritet mbetet arrestimi i Ratko Mlladic dhe Goran Haxhic”, ka shtuar komisioneri për Zgjerimin.

Ndërkohë, kryeministri serb Mirko Cvetkovic ka deklaruar se pyetësori me 1 mijë pyetje do të plotësohet nga Serbia brenda janarit të vitit të ardhshëm.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)