Serbia e kërcnuar nga tornadoja, fajëson SHBA-në
Shkruar nga Ismet Azizi
Beograd, 29 qershor - Nga e hëna, Serbia do të jetë nën kërcënimin e tornadove. Katastrofa alarmohet nga Drejtoria hidrometeorologjike e Serbisë. Në faqen zyrtare të kësaj drejtorie shkruan se të hënën, më 30 qershor pritet moti i lig me rrebeshe shiu, breshër dhe erë të fuqishme.
Tornadoja është erë e fortë , karakteristike për rrotullimin e reve në formë hinke. Fjala tornado\" vjen nga gjuha spanjolle apo portugeze që do të thotë \"rrotullim\". Tornadoja formohet në tërë botën, ndërsa më së shpeshti përgjatë bregdetit perëndimor amerikan. Dëmet që i shkakton Tornadoja në SHBA janë më të mëdha se sa në vendet tjera
Ruani kokën, do fluturojnë çatitë, janë vetëm disa nga titujt e gazetave serbe që transmetojnë mediat serbe deklaratat e ekspertëve, mbi tornadot, të cilat edhe pse nuk do të jenë si ato në SHBA, prapëseprapë do të kenë fuqi ciklonesh, sa mund të gllabërojnë çati shtëpish dhe pemë. Vorbulla e ajrit i ngjanë turjelës ose hundës së elefantit që zgjerohet në fund dhe rrotullohet shumë shpejtë.\"
\"Rritja e temperaturave për shkak të ngrohjes globale sjell rritje të përqendrimit të avujve të ngrohtë, kushte këto që mundësojnë katastrofa të tilla atmosferike, thonë ekspertët e ndryshimeve klimatike.
Në 30 vitet e fundit shërbimi meteorologjik serb ka regjistruar gjithsej 4 goditje të tilla, ndërsa para disa kohësh regjistroi të pestën. Paralajmërohet se këto ciklone do të jenë më të shpeshta në të ardhme
Gjatë pjesës së ngrohtë të vitit, paraqitet zhvillim i reve kumulonimbuse, të njohura si retë e stuhisë të cilat shkaktojë rrufenë, rrebesh shiu, breshër, shtrëngata. Këto stuhi janë me karakter lokal, por mund të përfshinë edhe sipërfaqe më të mëdha, ashtu siç ndodhi ditë më parë. Erërat e forta mund të arrijnë fuqinë e tornados.
Për shembull, më 6 korrik në vitin 1993., Në observatoriumin e Beograd është regjistruar një goditje e erës prej 27.6 m / s (97 km / h ). Rritja e temperaturës për një shkallë për shkak të ndryshimeve klimatike shkakton rritjen në përqendrimin të avullit të ujit në atmosferë për gjashtë - shtatë për qind, që krijon kushte të favorshme për shfaqjen e fatkeqësive atmosferike me erëra të forta dhe rrebeshe shiu - thotë Katarina Stefanovic nga Departamenti i Qendrës Kombëtare për Ndryshimet Klimatike të EHM të Serbisë, transmetojnë mediat serbe.
Gjithnjë e më shpesh mediat në Serbi si shkaktar të mundshëm të ndryshimeve të papritur të klimës në Ballkan, përmendin sistemi e antenave HAARP, të vendosura në Serbi, më saktësisht në Barajevë në afërsi të Beogradit.
Sipas tyre, sistemi i antenave HAARP, përveç që kanë një ndikim të madh në mjedisin jetësor, shkaktojnë ndryshime edhe në vetëdijen mentale, mandej ndikim të madh kanë në klimë dhe ndryshimet klimatike,