Serbia e gatshme për një shkëmbim territorial me Kosovën
Beograd, 11 prill - Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç, në një intervistë për mediat gjermane deklaroi se një nga opsionet e mundshme për arritjen e marrëveshjes mbi normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën mund të ishte shkëmbimi territorial.
Por kjo gjë kundërshtohet nga SHBA-ja, e cila mendon se kjo mund të çojë në një luftë me Maqedoninë.
Fjalë mund të bëhej për transferimin Kosovës të kontrollit mbi Luginën e Preshevës - zonë kjo në jug të Serbisë, në kufi me Kosovën - të populluar kryesisht nga banorë shqiptarë, në këmbim të dhënies së kontrollit Beogradit ndaj veriut të Kosovës, ku jetojnë në mënyrë kompakte rreth 40 mijë qytetarë serbë.