10 Janar 2025

Serbia duhet të tërheqë stukturat e MUP-it nga Kosova

Beograd, 17 korrik - Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Gjermania kërkojnë nga Serbia t’i tërheq policët e saj nga veriu i Kosovës, raporton e përditshmja serbe “Blic”.
 
Sipas kësja gazete thuhet se Serbia zyrtarisht nuk i ka forcat e saj të sigurisë në veri të Kosovës, mirëpo ndërmjet 300 dhe 400 punonjës të MUP-it i ka të angazhuar në veri.

Duke u thirr në burime anomime, “Blic”, shkruan se është “fshehtësi publike” që ndërmjet 300 dhe 400 punonjës të MUP-it janë të angazhuar, ndërsa shërbimet e jashtme vlerësojnë se në Kosovë janë ndërmjet 1000 dhe 2000 agjentë.

Sipas, “Blic-it” zyrtari i lartë amerikan, Philip Gordon gjatë vizitës në Beograd ka kërkuar që forcat e sigurisë serbe të tërhiqen nga veriu i Kosovës.

Gordon, sipas gazetës, në bisedat me presidentin e Serbisë, Tomisllav Nikoliq, mandatarin e qeverisë, Ivica Daçiq dhe liderin e SNS-së, Aleksandar Vuçiq ka thënë se SHBA-ja mund dhe dëshiron të ndihmojë, por Beogradi duhet të ndalojë së mbështeturi strukturat ilegale të sigurisë dhe drejtësisë në veri të Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)