Serbia duhet të kërkojë fajle për krimet e bëra në Kosovë
Shkup, 4 nëntor - Organizata për Bashkëpunim Rajonal dhe Integrime Evropiane në Maqedoni vlerësoi sot se Serbia duhet të kërkojë falje për krimet e bëra dhe të kompensojë dëmet e shkaktuara në Kosovë, por edhe në vendet tjera të rajonit.
Përmes një njoftimi për media kjo organizatë tha se tendencat për të individualizuar krimin dhe terrorin e popullit serb mbi popullatën civile në Kosovë, por edhe vende tjera të rajonit nuk i shërbejnë paqes dhe stabilitetin në rajon.
Vetëm atëherë, sipas kësaj organizate do të ishte e arsyeshme të fillojë dialogu mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë për çështjet teknike dhe assesi për çështjen e statusit.
Kjo organizatë thekson se, Tribunali i Hagës nuk është treguar kompetentë dhe i drejtë në procesin e gjykimit dhe dënimit të kriminelëve të luftës