10 Janar 2025

Serbia do të mbaj referendum për Kosovën ose Evropën

Beograd, 18 shtator - Gazeta serbe "Veçernje Novosti" shkruan se Serbia do të vendosë për politikën e mëtejme rreth Kosovës pas mbledhjes së Asamblesë të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

"Nëse Brukseli këmbëngul për njohjen e pavarësisë së Kosovës, qytetarët do të vendosin", shkruan gazeta me tutje.

Duke u thirrur në burime të saj në Presidencë, gazeta thotë se kreu shtetëror është i vetëdijshëm se politika "edhe Kosova, edhe Bashkimi Evropian" është ndeshur për muri, pas kërkesave të Gjermanisë që Serbia të vendosë marrëdhënie të mira ndërfqinjësore me Kosovën.

Nëse vihet kusht i hapur që Serbia faktikisht ta njohë Kosovën për të vazhduar integrimin në BE, nuk përjashtohet mundësia që në Serbi të mbahet referendumi me pyetjen: Kosova ose Evropa, shkruan "Veçernje Novosti".

Ditë më parë, zyrtarë gjermanë kanë thënë se Beogradi duhet të nënshkruajë një kontratë me Prishtinën, për të siguruar marrëdhëniet e mira fqinjësore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)