Serbia do të detyrohet ti respektojë të drejtat e shqiptarëve
Preshevë, 10 gusht - Zëvendëskryetari i Partisë për Veprim Demokratik, Shaip Kmaberi është shprehur i bindur se Serbia në procesin e integrimit evropian do të detyrohet ti respektojë të drejtat e shqiptarëve në Luginë të Preshevës.
Ai ka deklaruar për Epokën e re, se për shqiptarët e kësaj pjese është e rëndësishme që qeveria e re, e cila do të formohet së shpejti, të fillojë ti zgjidhë çështjet jetike të cilat i shqetësojnë ata.
Sipas tij, ende nuk ka diçka konkrete sa i përket pjesëmarrjes së këtij subjekti politik në koalicionin e ri qeverisës.