Serbia do rishikojë urdhër arrestet për krime lufte
Ministri serb i Drejtësisë, Sllobodan Homen, deklaroi se prokurori për krime lufte do të rishikojë të gjitha provat mbi të cilat janë ngritur urdhër arrestet dhe do të mbajë vetëm ato që kanë fakte të mjaftueshme. Ai nuk sqaroi se sa raste do të rishikohen.
Në muajin mars, Serbia u detyrua të tërheqë flet arrestin e lëshuar për krime lufte ndaj një veterani kroat, i cili u arrestua në Bosnjë.
Vitin e kaluar Serbia humbi lidhur me rastin e Ejup Ganiçit, të cilin drejtësia britanike nuk ia dorëzoi Beogradit.
Gjykata britanike tha se akuzat ndaj ish udhëheqësit të Bosnjës ishin të motivuara politikisht.