18 Maj 2024

Serbia do që Kosova të përfaqësohet edhe si KSKB 1244

Beograd, 7 dhjetor - Shefi i ekipit serb për bisedime me Prishtinën, Borislav Stefanovic, ka thënë se ka biseduar dje përmes video-linkut me ndërmjetësin e BE-së, Robert Cooper, për përfaqësimin rajonal të Prishtinës, por se nuk kanë arritur ndonjë marrëveshje.

“E kemi përsëritur qëndrimin tonë për domosdoshmërinë që kjo të jetë asimetrike dhe në përputhje me Rezolutën 1244. Kështu që në përgjithësi kemi dëgjuar opsione të ndryshme nga të cilat asnjë nuk është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe Rezolutën 1244, për çka nuk kemi arritur asnjë marrëveshje konkrete”, ka thënë Stefanovic, transmeton Alo.

Sipas tij, Prishtina kërkon që në forumet rajonale t’i ketë simbolet e shtetësisë, por për Stefanovicin kjo është papranuar.

I ashtuquajturi ministër për Kosovën, Goran Bogdanovic, thotë se “Serbia insiston që pranë Kosovës të jetë edhe mbishkrimi KSKB 1244, sepse përfaqësimi rajonal nuk është çështje teknike po statutore”.

“Prishtina kërkon që në takimet rajonale të paraqitet si shtet, diçka që ne kurrë nuk do të pranojmë. Jemi të gatshëm për të përmbushur dhe për të gjetur një kompromis, por zgjidhja duhet të jetë në përputhje me Rezolutën 1244 dhe për këtë arsye një shënim i tillë apo fusnotë duhet të qëndrojnë”, thotë Bogdanovic.

“Në të njëjtën kohë, nga vendi ynë kërkohet që t’i mundësohet mandati i plotë i EULEX-it në veri të Kosovës, që do të ishte problem, sepse serbët akoma nuk do ta lejojnë qarkullimin e lirë për misionin e BE-së, përderisa transporton doganierët e Kosovës në pikëkalimet në Jarinjë dhe Bërnjak”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)