10 Janar 2025

Serbia do pranojë pjesëmarrjen e Kosovës në forume pa fusnotë

Beograd, 15 gusht - Qeveria në Beograd po shqyrton modelin, i cili do t’i mundësonte Serbisë pjesëmarrjen në forumet rajonale, në të cilat Kosova përfaqësohet pa fusnotë, shkruajnë mediat serbe.

Duke u thirrur në burime të afërta brenda qeverisë, gazeta Blic shkruan se për modelin e tillë janë ngarkuar nënpresidentja e qeverisë për integrime evropiane, Suzana Grubjeshiq, dhe shefi i Zyrës për integrime, Millan Pajeviq.

“Konstatimi i të gjithëve në qeveri është se me braktisjen e forumeve, ka humbur vetëm Serbia, sepse zëri i palës tjetër është dëgjuar. Përveç kësaj, janë shpenzuar shuma të mëdha parash për udhëtime dhe njerëzit tanë janë përballur me situata të pakëndshme, pasi është dashur të largohen në mënyrë demonstruese. Andaj, propozimi do të jetë i tillë që pjesëmarrja jonë të mos nënkutpjë pranimin e Kosovës”, citon Blic burimin nga ekzekutivi serb.

Përfaqësuesit e Serbisë kanë braktisur disa forume dhe takime rajonale për shkak të pjesëmarrjes së Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)