15 Janar 2025

Serbia do normalizojë raportet me Kosovën

Beograd, 8 korrik - Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç është shprehur se Beogradi është i interesuqar ti rregullojë raportet me Prishtinën.

Mirëpo, ai ka shtuar se njohja e Kosovës nga ana e Serbisë, \"nuk ka qenë asnjëherë temë diskutimi e negociatave në mes Beogradit dhe Prishtinës në Bruksel”.

“Iu kemi përkushtuar zotimeve që i kemi dhënë në lidhje me Prishtinën”, ka thënë Vucic në një intervistë dhënë të përditshmes gjermane “Die Welt”.

Vuçiç ka shtuar se vendimet që janë marrë në Bruksel nuk kanë qenë aspak të lehta ti komunikohen popullit serb.

“I lejova të më ofendonin për kompromiset e bëra nga qeveria e Serbisë”, ka shtuar Vuçiç.

Sa i përket marrëveshjeve të arritura në Bruksel, kreu i qeverisë së Serbisë tha se ata do të zbatohen, por duan kohë të gjejnë zbatim të plotë edhe në terren.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)