Serbia do bisedime me Kosovën për thëngjillin, rrymën e ujin
Beograd, 4 maj - Furnizimi me rrymë, statusi i hidrocentralit të Gazivodës, sistemi i Ibër - Lepenc, rezervat e thëngjillit në Kosovë, janë temat e për bisedime e ardhshme Beograd- Prishtinë, njoftojë medie serbe.
Gazeta Politika shkruan se Naftna industrija Srbije po përgatit dokumentacion për fillimin e aktakuzës në Gjykatën Suprem të Kosovës, për siç thotë ajo, kthimin e pasurisë së saj në Kosovë.
Kjo ndërmarrje serbe thotë se në territorin Kosovës i ka 31 objekte.
Zgjidhja e çështjes së furnizimit me rrymë të veriut të Kosovës, transit- energjia, statusi i hidrocentralit Gazivoda dhe sistemi Ibër Lepenc, pasuria dhe investimet e Serbisë në objektet elektrike si dhe rezervat e thëngjillit në Kosovë janë temat më të rëndësishme të përpunuara në platformën për bisedimet e ardhshme Beograd Prishtinë, të cilat duhet të përfundojnë deri në gjysmën qershorit. Sipas kësaj platforme, Serbisë ia ka ënda ta themelojë në veri bijën e firmës së Elektroprivreda Srbije.
Platforma serbe për bisedime përmend sërish thëngjillin. Pasi konstaton se rezervat e thëngjillit në Kosovë janë 14, 7 miliardë thonë dhe që Kosova me thëngjill është e pesta në botë, platforma thekson se duhet zgjidhur kjo çështje e pasurisë si dhe e drejta e punëtorëve që kanë punuar në sistemin energjetik.