03 Maj 2024

Serbia distancohet nga sulmet

Beograd, 29 korrik - Beogradi Zyrtar nuk pranon se qëndron pas grupeve ekstremiste, që dogjën pikën kufitare në Jarinë dhe gjuajtën me armë zjarri ndaj forcave paqeruajtëse të KFOR-it.

Nënkryetarja e Partisë Demokratike dhe deputete në Kuvendin e Serbisë, Jelena Trivan thotë se Beogradi nuk ka kurrfarë lidhje me, “huliganët që punojnë në dëm të Serbisë”.

“Jam plotësisht e sigurt se Beogradi nuk ka kurrfarë lidhje me ato aksione të rrugaçëve, sepse këto janë kundërproduktive me atë që ne po mundohemi të bëjmë. Hedh poshtë çdo sugjerim se Beogradi qëndron pas këtyre veprimeve. Ne jemi kundër tyre dhe duhet t’u vijë turp atyre që i kanë bërë ato dhe kanë bërë thirrje për to”, ka thënë Trivan.

“Kosova nuk mund të mbulohet nga pikëpamja e sigurisë pa ndihmën e forcave ndërkombëtare. Atëherë kur forcat ndërkombëtare të na japin informacione, atëherë do ta dimë dhe ne se kush qëndron pas”, thotë Gjukiq Dejanoviq.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)