Serbia diskuton platformën për Kosovën
Beograd, 17 dhjetor - Në Beograd mbrëmë vonë ka përfunduar takimi i kreut shtetëror të Serbisë, në të cilin është diskutar për platformën për Kosovën.
Pas takimit, i cili ka zgjatur katër orë, pjesëmarrësit e mbledhjes nuk kanë dhënë deklarata.
Të pranishëm ishin presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliq, kryeministri Ivica Daçiq, kryetari i kuvendit, Nebojsha Stefanoviq, e zyrtarë të tjerë të lartë të Serbisë.