Serbia diskuton platformën për bisedime me Kosovën
Beograd, 21 tetor - Një ditë pas qëndrimit të sekretares amerikane të shtetit Hillari Klinton dhe shefes së diplomacisë evropiane Ketrin Eshton, kreu shtetëror i Serbisë mblidhet sot për të diskutuar platformën e dialogut me Kosovën.
Zëvendës-kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuqic ka deklaruar për mediat serbe se pjesëmarrësit në takimin e lartë shtetëror që mbahet sot, do të hedhin mbi tavolinë të gjitha vërejtjet dhe propozimet lidhur me Platformën e Qeverisë së Serbisë për dialog me Kosovën, e cila po profilizohet drejt versionit përfundimtar.
Qeveria serbe është duke mbajtur sekret shtetëror platformën, të cilën është duke e përgatitur lidhur me dialogun i cili po ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.