Serbia diskuton për zgjedhjet në Kosovë
Beograd, 15 mars - Kryetari i Këshillit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Lubomir Kragoviq, ka planifikuar për sot seancën, në të cilën do të diskutohet për zgjedhjet lokale në Kosovë.
Kragoviq u ka thënë mediave serbe se në takim është ftuar edhe kryetarja e Parlamentit, Sllavica Gjukiq Dejanoviq, si dhe ministri për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviq.
Gjukiq Dejanoviq të martën ka nënshkruar zgjedhjet lokale në të gjitha komunat dhe qytetet, ku pushtetit lokal i ka kaluar mandati, përfshirë dhe komunat me shumicë serbe në Kosovë.
Ne jemi të detyruar të respektojmë Rezolutën 1244 dhe pres që Qeveria e Serbisë të zgjedhë organin shtetëror, i cili, bë bashkëpunim me UNMIK-un, do ti shqyrtojë të gjitha aktivitetet e lidhura me zgjedhjet në Kosovë. Ne jemi të detyruar të respektojmë edhe Kushtetutën e Serbisë, edhe Rezolutën 1244, ka thënë Gjukiq Dejanoviq.
Autoritetet kosovare kundërshtojnë fuqishëm mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në territorin e Kosovës. Kryeministri Hashim Thaçi ka thënë se paralajmërimi për mbajtjen e tyre është provokim i konfliktit të ri, që do të kishte pasoja për gjithë rajonin.
Kundër zgjedhjeve të shtetit serb në Republikën e Kosovës është shprehur edhe komuniteti ndërkombëtar, përfshirë Shtetet e Bashkuara.