Serbia dhe Rusia do të zhvillojnë manovra të përbashkëta ajrore
Beograd, 17 korrik - Forcat ajrore të Serbisë dhe Rusisë kanë rënë dakord për mbajtjen e një manovre të përbashkët ajrore të koduar me emrin Manovra 2015, e cila do të organizohet vitin e ardhshëm.
Komandanti i forcave ajrore të Rusisë në takimin e zhvilluar dje me zv/komandantin e shtabit të përgjithshëm të ushtrisë serbe dhe komandantin e forcave të mbrojtjes ajrore, ka biseduar në lidhje me organizimin e një manovre të përbashkët ajrore mes dy vendeve.
Delegacioni rus ushtarak më 4 korrik ka shkuar në Beograd, ku gjatë një takimi me zyrtarët serbë ka biseduar mbi forcimin e bashkëpunimit bilateral në fushën e mbrojtjes ajrore.
Ranko Ivaç komandant i forcave ajrore në Serbi ka thënë se në këtë takim është biseduar në lidhje me pajisjet ushtarake serbe dhe mbi programin e një trajnimi ushtarak në fushën e aviacionit ushtarak. Ushtria ruse kohëve të fundit ka organizuar disa programe trajnimi për ushtrinë serbe.