09 Janar 2025

Serbia dëboi ambasadorin e Ganës, për shkak të Kosovës

Beograd, 1 mars - Serbia e ka dëbuar ambasadorin e Ganës, Samuel Valis-Akyianu, pas konfliktit diplomatik që ndodhi për shkak të pranimit të Kosovës si shtet. Ganat do ta mbyll misionin diplomatik në Beograd, shkruan “ghanaweb”.

Ministri i Punëve të Jashtme të Ganës, Alhaji Muhammad Mumuni, tha sot në Parlament se “marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve kanë pësuar dëme serioze, pasi Gana ka njohur pavarësinë e Kosovës”.

Siç shkruan "ghanaweb”, autoritetet e zemëruara serbe janë përpjekur që përmes ambasadorit Valis-Akyianu të bëjnë presione në Akrën zyrtare që ta tërheqin vendimin për ta njohur Kosovën.

Mumuni tha se për këtë shkak Gana ka paralajmëruar mbylljen e misionit në Serbi.

"Marrëdhëniet shumëvjeçare miqësore mes Ganës dhe Serbisë, që datojnë nga koha e ish-Jugosllavisë, tash mund të bazohen më shumë në tolerancën politike, e jo në interesat reciprokisht të dobishme ekonomike", tha Mumuni.

"Pas vendimit të Qeverisë së Ganës për ta njohur Kosovën, autoritetet serbe kanë kërkuar që ambasadori jonë në Beograd të kthehet në shtëpi dhe të konsultohet me qeverinë e tij për të anuluar vendimin. Për më tepër, qeveria serbe ka kërkuar mbylljen e Konsullatës së saj të Nderit në Akra. Reagimi i qeverisë së Serbisë për njohjen e Kosovës nga ana e Ganës nuk na lë zgjidhje tjetër pos të urdhërojmë mbylljen e plotë të misionit tonë në Beograd ", tha ministri.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)