12 Janar 2025

Serbia bojkoton Ohrin për shkak të Kosovës

Ohër, 15 qershor - Serbia ka anuluar pjesëmarrjen në konferencën e vendeve anëtarë të Kartës së Adriatikut A5, që u mbajt të premten në Ohër, ku ishte ftuar edhe ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku.

Sipas të ftuarit të konferencës “Bashkë për Paqen dhe Sigurinë Globale”, ministri serb i Mbrotjes, vendimin e tij për të mos marrë pjesë e ka bërë të ditur pak para fillimit të takimit.

“Nga ana jonë, ne i kemi bërë të gjitha ftesat e nevojshme në kohën e duhur, në kohën reale, që të mund të jenë prezent të gjitha vendet. Arsyet, për të cilat Republika e Serbisë nuk është prezente, mendoj që nuk është vendi për t’i thënë unë, sepse arsyet e plota nuk i kam të njohura.\"

\"Por, siç më kanë njoftuar nga shërbimet, shkas kanë qenë kërkesat e caktuara ndaj prezencës së Republikës së Kosovës”, tha Talat Xhaferi, ministër i Mbrotjes në Maqedoni.

Në këtë takim, ku të pranishëm ishin përfaqësues të shteteve vëzhguese, si dhe ambasadorë e zyrtarë të NATO-s, mbajti fjalim edhe ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku.

Ai tha se konferenca është një rast i mirë për Kosovën, për të shpalosur politikat e saj në fushën e mbrojtjes dhe gatishmërinë për të kontribuuar në stabilitetin e rajonit. Shqipëria, në këtë takim, u përfaqësua nga zv/ministrja e Mbrojtjes, Arta Musaraj.

Pjesëmarrësit e kësaj konference konfirmuan bashkarisht se vendet e rajonit duhet të thellojnë bashkëpunimin në nismat rajonale, për dëshmuar gatishmërinë e tyre për anëtarësim në strukturat euroatlantike.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)