Serbia blen 9 helikopterë ushtarakë nga Gjermania
Beograd, 30 dhjetor - Serbia mbylli të enjten një marrëveshje për blerjen e 9 helikopterëve ushtarakë H145M nga kompania gjermane "Airbus Helicopters".
Kryeministri Aleksandar Vucic gjatë konferencës për shtyp të fundvitit e vlerësoi marrëveshjen si investimin më të madh të Serbisë për sigurinë.
Ai tha se helikopterët e rinj, së bashku me avionët MIG-29 të blerë kohët e fundit nga Rusia, \"do ta bëjnë më të sigurt në 2017-ën hapësirën ajrore të Serbisë\".
Sipas një deklarate të Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë, me këta helikopterë do të pajiset Forca Ajrore e Ushtrisë dhe njësia policore e helikopterëve.