23 Dhjetor 2024

Serbia bie dakord të ndryshojë rezolutën për Kosovën

Bruksel, 9 shtator - Beogradi ra dakort të ndryshojë rezolutën për Kosovën të paraqitur në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Presidenti serb Boris Tadic, autorizoi ministrin e Jashtëm serb që të paraqesë tekstin e ri të rezolutës për Kosovën prej nga janë hequr pjesët e debatueshme që kishin nxitur kundërshtimin e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve kryesore të  Bashkimit Evropian.

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian Catherine Ashton tha se “projekt rezoluta do të paraqitet nga 27 vendet evropiane dhe Serbia”.

Ndryshimet pasuan bisedimet e zhvilluara të martën dhe të mërkurën ndërmjet presidentit serb, Boris Tadiç dhe shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton.

Në projektin e ri të rezolutës së harmonizuar me Bashkimin Evropian janë hequr pjesët që i referoheshin “shkëputjes së njëanshme” si dhe thirrjet që nëpërmjet dialogut të zgjidhen “të gjitha çështjet e hapura”.

Në tekstin e ri thuhet se Asambleja e Përgjithshme “përshëndet gatishmërinë e Bashkimit Evropian për lehtësimin e dialogut ndërmjet palëve”.

"Procesi i dialogut vetvetiu do të ishte faktor i paqes, sigurisë dhe qëndrueshmërisë në rajon. Ky dialog do të kishte për qëllim çuarjen përpara të bashkëpunimit, përparimit drejt Bashkimit Evropian dhe përmirësimit të jetës së njerëzve”, thuhet në tekstin e ri të rezolutës.

Në tekstin e ri thuhet po ashtu se "merret parasysh me respekt mendimi këshill-dhënës i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë nëse shpallja e njëanshme e pavarësisë është në harmoni me të drejtën ndërkombëtare, kur bëhet fjalë për Kosovën dhe pas shqyrtimit të kujdesshëm të së njëjtës, duke përfshirë edhe çështjen, për të cilën është dhënë mendimi”.

Rezultati i sotëm është pasqyrim i përkushtimit ndaj ardhmërisë evropiane të Serbisë”,  deklaroi shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian Catherine Ashton, duke nënvizuar se “pas votimeve të 9 shtatorit, duhet të fillojë dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)