Serbia bën paralele mes veriut dhe Krimesë
Beograd, 25 qershor - Në Beograd po shtohen mbështetës të ideve për dhënien e dimensionit gjeopolitik rastit të aneksimit të Krimesë dhe veriut të Kosovës.
Në këtë vijë, aktualisht funksionon edhe subjekti Lista Serbe e krijuar nga Beogradi, e cila nga zgjedhjet lokale dhe parlamentare në Kosovë, ka dal si subjekti më i madh serb në Kosovë.
Barrikada Parku i Paqes, e ndërtuar mbi urën kryesore të lumit Ibër nga lidershipi i Mitrovicës veriore dhe Qeveria e Serbisë, po krijon rrethanë të re politike që e tejkalon Marrëveshjen e Brukselit për integrimin e kësaj pjese.
Prania e Qeverisë së Serbisë në vendosjen e parkut ndarës mes jugut dhe veriut të Mitrovicës, paraqet një rast më të rëndë sesa veprimi i qytetarëve lokalë serb të veriut, kur në korrik të vitit 2011 kishin vendosur barrikadën me rërë e gurë.
Kjo barrikada e fundit, për syrin e njeriut mbase mund të duket më e bukur e stilistike, por për nga dimensioni politik ajo paraqet një vepër të Qeverisë së Serbisë, që për Prishtinën do të nënkuptone një mesazh për riaktivizimin e ambicieve kaherë të theksuara serbe për aneksimin e kësaj pjese të Kosovës.
/Tribuna/