Serbia 650 mijë euro në ditë për Kosovën
Beograd, 8 tetor - Autoritetet Serbe nga buxheti shtetëror gjatë 12 viteve të fundit kanë harxhuar 2,8 miliardë euro për Kosovën.
Emisioni \"Insider\" në B92 përmes një hulumtimi ka nxjerrë në sipërfaqe paratë që dedikohen dhe harxhohen për Kosovën, mirëpo ato asnjëherë nuk kanë mbërritur drejt dhe për interesat e serbëve lokal në Kosovë, por janë hedhur dyshime për keqpërdorime dhe krim të organizuar.
Siç bëhet e ditur, në këtë emision që transmetohet sonte, theksohet se në këtë mënyrë po ndodh plaçkitja e ashtuquajtur patriotike, ndërsa dyshohet për përfshirjen e zyrtarëve të lartë të Qeverisë serbe.
Sipas vlerësimeve dhe projeksioneve të buxhetit të shtetit, rreth 650 mijë euro për çdo ditë ndahen në Kosovën, serbët atje dhe interesat e tjera serbe.
Hulumtimi bën të ditur se paratë asnjëherë nuk mbërrijnë në vendin e duhur, por ato përfundojnë nëpërmjet kanaleve të errëta, pa destinacion të ditur, ku janë hedhur dyshime për keqpërdorime të mëdha.
Serbët që jetojnë në Kosovë dhe që nuk janë lidhje me politikën, kanë theksuar se nuk kanë marrë asgjë nga ato shuma parash që përmenden.
Oliver Ivanoviq, ish-sekretari shtetëror në Ministrinë serbe për Kosovën ka theksuar se nuk mund të përgjigjet rreth kësaj pyetje dhe nuk di destinacionet se nga janë shpërndarë.
Goran Bogdanoviq, ministri për Kosovën në Beograd ka theksuar se dakordohet për dyshimet e hedhura dhe se sipas tij me 2,8 miliardë euro, pjesët serbe do të ishin ndër më të zhvilluarat.
Jozyrtarisht mësohet se Qeveria e re pritet të nis hetimet mbi këtë çështje, duke ndërlidhur edhe problemin e politikës serbe ndaj Kosovës