Serbi: Shpërthim në depon e armëve
Beograd, 28 dhjetor - Një seri shpërthimesh kanë dëmtuar rëndë një depo të municioneve në qytetin qendror të Çaçakut të Serbisë, por besohet se nuk ka dëme në njerëz, kanë thënë zyrtar qeveritarë.
Depoja është pjesë e fabrikës Slloboda .Kreu i Departamentit të Emergjencave të Ministrisë së Brendshme, Predrag Mariq tha se shpërthimi i parë ka ndodhur në orën 16 e 45 për t`u pasuar me shpërthime te tjera.
Fabrika Slloboda është dëmtuar rëndë nga sulmet e NATO-s në vitin 1999. Industria e armëve e Serbisë, është rimëkëmbur në vitet e fundit dhe po eksportohen armë në shtetet aziatike, por edhe në Perëndim, përfshirë këtu dhe disa vende të NATO-s.