10 Janar 2025

Serbi, jep dorëheqjen Tadiç: Do rikandidoj për President

Beograd, 4 prill - Boris Tadiç ka dhënë sot dorëheqjen nga posti i presidentit të Serbisë. Lajmin e ka dhënë rrjeti mediatik BBC i cili thekson se Tadiç ka dhënë sot zyrtarisht dorëheqjen në një konferencë për mediat.

Ai ka deklaruar se ka vendosur ta shkurtoj mandatin e tij presidencial, në mënyrë që të bëhet e mundshme mbajtja e zgjedhjeve të përgjithshme në Serbi më 6 maj.

Ai tha se nesër do t`i dërgoj një letër kryetares së Kuvendit të Serbisë, Sllavica Gjukiç Dejanoviç, për qëllimet e tij, në mënyrë që të fillojnë veprimet ligjore për sigurimin e procesit zgjedhor.

Tadiç u tha gazetarëve se do të kandidojë për zgjedhjet presidenciale dhe se pret fitore.

Sipas Kushtetutës së Serbisë, mandati i presidentit mund të shkurtohet nëse ai paraqet dorëheqje ndërsa Kushtetuta, kërkon që presidenti të njoftojë vendin dhe kryetarin e Kuvendit për këtë veprim të tij. 

Ndërkohë që nga momenti i dhënies së dorëheqjes, kompetencat e presidentit i merr kryetari i Kuvendit, në rastin konkret, Sllavica Gjukiç Dejanoviç. Mandati i rregullt presidencial i presidentit Tadiç skadonte në shkurt të vitit 2013.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)