Serbi, Jankoviç pyetet për masakrën e Dubravës
Beograd, 21 prill - Ish-ministri i Drejtësisë në kohën e regjimit të Slobodan Miloseviçit, Dragolub Jankoviç është marrë në pyetje në lidhje me hetimet që po bën Beogradi për masakrën e Dubravës.
Ai është pyetur në lidhje me urdhërin e dhënë për trasnferimin në Dubravë të të burgosurëve serbë për krime të rënda, të cilët më pas vranë 90 të burgosur kosovar dhe plagosen 150 të tjerë, shkruan në numrin e sotëm gazeta Blic.
Mësohet se ai u morr në pyetje pasi ish-zëvendësi i tij në atë kohë Zoran Stevanoviç kishte deklaruar se ai kishte urdhëruar transferimin e të burgosurve serbë.
Sipas dëshmive, përgjegjës për krimin e rëndë përveç Jankoviçit ka qenë edhe Nikola Sainovi (ish-kryeministër federal), i cili po vuan në Hagë dënimin me 22 vjet burgim për krimet ndaj shqiptarëve në Kosovë.