Serbi, dy tërmete të tjera në Kralevë
Beograd, 5 nëntor - Dy tërmete të tjera kanë tronditur rajonin e Kralevës, në Serbi, këtë herë pa shkaktuar viktima dhe dëme materiale.
Lajmin e bëjnë të ditur agjencitë serbe, sipas të cilave dy tërmetet janë regjistruar njëri në orën 22:00 të ditës së djeshme dhe tjetri në 06:40 të ditës së sotme.
Lëkundjet sizmike, saktësojnë burimet, kanë pasur një intensitet prej 4.4 dhe 3.9 ballë të shkallës Rihter.
Dy ditë më parë një tërmet i fuqishëm në të njëjtin rajon shkaktoi dy viktima dhe dëme të mëdha materiale.