13 Janar 2025

Serbët që nga 2007 e dinin se Maqedonia do njohë Kosovën

Shkup, 17 shkurt - “Edhe Koshtunicës si kryeministër, edhe Tadiqit si president, në një vizitë time zyrtare u kam thënë, në pyetjen e tyre direkte se a do ta njohim Kosovën... ajo ishte në vitin 2007. Unë u kam thënë se kur të vijë momenti që të matet në mënyrë precize interesi shtetëror i Maqedonisë, mendoj se do ta njohim Kosovën”, tha Lubisha Georgievski, ish ambasador në Beograd.


Ambasadori maqedonas në Serbi, Lubisa Georgievski raportoi sot para anëtarëve të Komisionit parlamentar për politik të jashtme, pas përfundimit të mandatit të tij në Beograd.


Georgievski pohoi se njohja e Kosovës nga Maqedonia, u cilësia nga Beogradi zyrtar si futje hundësh në integritetin e Serbisë.


Megjithatë, sipas tij, kjo situatë është tejkaluar me vetë faktin se gjatë një vizite zyrtare në kohën kur Georgievski ishte kryetar i Parlamentit, pati paralajmëruan kreun shtetëror serb se Maqedonia do ta njohë Kosovën atëherë kur të vlerësoj se është në interes të saj. /zhurnal/ 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)