22 Dhjetor 2024

Serbët nga 2011 do të udhëtojnë në Kosovë me pasaportë

Beograd, 30 prill - Qytetarëve të Serbisë, prej vitit 2011 për kalim përmes kufirit të Kosovës do t'u nevojitet pasaportë, shkruajnë mediumet serbe, duke iu referuar burimeve në Kabinetin e kryeministrit kosovar Hashim Thaçi.

Për vendosjen e kontrollit të pasaportit, sipas këshilltarit për çështje sigurie të kryetarit të Qeverisë së Kosovës, Dukaxhin Gorani, Beogradi dhe Prishtina do të duhej të arrijnë marrëveshje, të ngjashme me marrëveshjen që Kosova e ka me Shqipërinë.

„Kosova është në procesin e liberalizimit të vizave, që nënkupton vendosje të pasaportave biometrike. Në këtë proces është e domosdoshme të vendoset ndalesë për kalimin e kufirit vetëm me letërnjoftim, pa dallim se cilit komb apo cilit vend i takon“, sqaron Gorani.

Sipas tij, as serbët nuk mund të jenë përjashtim, gjë që deri tani nuk ishte ashtu.

Për përfaqësuesit serbë kjo është edhe një çështje e „pakos për dialog teknik“, ndërsa hapi i Kosovës është bërë në marrëveshje me SHBA-të dhe BE-në, që të detyrohen përfaqësuesit e Beogradit të ulen në dialog me Prishtinën. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)