11 Janar 2025

Serbët e veriut të Kosovës sot do të takohen me Nikolliqin e Daçiqin

Beograd, 6 dhjetor - Udhëheqesit e Serbisë do të presin sot në Beograd përfaqësuesit e katër komunave të veriut të Kosovës, për të biseduar rreth zbatimit të Marrëveshjes për Menaxhimin e Integruar të Kufirit, të njohur si IBM.

Siç raportojnë mediat serbe, serbët e Kosovës do të bisedojnë me presidentin e Serbisë, Tomisllav Nikolliq, dhe me kryeministrin Ivica Daçiq.

Në takimin e fundit, serbët e veriut kanë kërkuar garanci nga autoritetet në Beograd se zbatimi i IBM-it nuk do të kërkojë nga ta që të ndryshojnë letërnjoftimet, targat e makinave, si dhe të paguajnë doganë.

Të martën në Bruksel, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ai i Serbisë, Ivica Daçiq, janë pajtuar që deri në fund të këtij viti, IBM të zbatohet në katër pika të përbashkëta kufitare.

Serbët në vendkalimin e Jarinës kanë protestuar në ditët e fundit kundër zbatimit të marrëveshjes në terren.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)