Serbët e veriut të Kosovës kundërshtojnë edhe Tadiqin
Beograd, 24 tetor - Dje në orët e vonshme të mbrëmjës presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, takoi liderët e serbëve të veriut të Kosovës për të diskutuar çështjen e barrikadave rrugore në atë pjesë të vendit.
Mediat bëjnë të ditur që Tadiq tu ketë kërkuar serbëve të mundësojnë lirinë e lëvizjes për ushtarët e KFOR-it në atë pjesë.
Kësaj kërkese thuhet se i janë përgjigjur negativisht liderët serbë të veriut të Mitrovicës.
Barrikadat rrugore në veri ishin vendosur që pas aksionit policor të Prishtinës zyrtare për rimarrjen e kontrollit në dy pikat kufitare në atë pjesë të vendit.
Më 22 tetor, KFOR-i tentoi të largojë barrikdat, por ndërpreu aksionin pas kundërshtimeve të ashpra të banorëve serbë.