27 Dhjetor 2024

Serbët e veriut pranojnë marrëveshjen me KFOR-in

Beograd, 8 gusht - Takimi i djeshem  i presidentit Boris Tadiq me përfaqësuesit e serbëve të veriut të Kosovës që është mbajtur në Beograd ka përfunduar.

Mësohet se "dy palët janë dakorduar për rëndësinë e unitetit dhe të paqes në pjesën veriore të Kosovës".

"Jemi pajtuar që të gjithë së bashku të ruajmë qetësinë, unitetin dhe stabilitetin në atë pjesë të Kosovës dhe të vazhdojmë bashkëpunimin me përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare. Por, nga përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar kërkojmë të respektojnë me përpikëri Rezolutën 1244", ka thënë njëri nga përfaqësuesit e serbëve të veriut, Radenko Ndelkoviq.

Siç njofton kabineti i Tadiqit, pjesëmarrësit e takimit që ka zgjatur për më shumë se tri orë, kanë ritheksuar "rëndësinë që institucionet ndërkombëtare të mbeten neutrale ndaj statusit të Kosovës".

Në takim kanë qenë të pranishëm edhe shefi i delegacionit të Serbisë në bisedimet me Kosovën, Borisllav Stefanoviq, dhe ministri serb për Kosovën, Goran Bogdanoviq. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)